|
|
Inspektorėt sekuestorjnė mallėra tė skaduara
Inspektorët komunalë, javën që shkojë kanë nisur aksionin e kontrollit ndaj të gjitha bizneseve të cilat bëjnë shitjën e mallërave të ndryshme ushqimore.Kjo kishte ardhur edhe si kërkesë e Këshillit Komunal për Siguri të Bashkësive, por edhe e vet qytatërëve, të cilët shpesh përballën me ushqime të skaduara, të cilat paraqesin rrezik për ta. “Kemi shumë arsye t’i forcojmë masat e kontrollit dhe natyrisht përveç sekuestrimeve dhe asgjasimit të mallërave të skaduara, do të aplikojmë edhe masat përkatëse ndëshkimore”, ka thën drejtorejtoresha e Drejtorisë së Inspektoriatit të Komunës, Hane Lekaj Berisha ,e cila premton se një kontroll i tillë do të jetë në vazhimësi. Vetëm rezultatët e këtij aksioni kanë dëshmuar se qytetarët kanë arye të druajnë nga mallërat e ndryshëm ushqimor të cilat edhepse i’u skadon afati i përdorimit, nuk largohën nga pronarët e bizneseve, thonë në Inspektoriatin Komunal. Sipas Berishës, vetëm gjatë javës së kaluar, inspektorët komunalë kanë seakuestruar dhe asgjasuar artikuj të ndryshëm ushqimor në vlerë prej 670 eurosh. Ajo nuk ka bërë të ditur emërat e artikujve të sekuestruer, por ka thënë se “nuk do të lejojmë që asnjë mallë i skaduar nuk do të bie në dorë të konsumatorëve”. Sipas saj pos qytetit në aksion janë përfshirë edhe të gjitha fshatrat e kësaj komune, ndërkohë pos artikujve të skaduar po intervenohët edhe në parregullësitë tjera, të cilat nuk janë të pakëta.
“Jemi duke vazhduar aksioni në të gjithë hapësirat të rrjetit tregëtar të komunës dhe natyrisht pos sekuestrimit të mallit të skaduar po ndërmarrim edhe veprime të tjera”, është shprehur drejtoresha Berisha, duke nënvizuar ashpërsinë e masave të kontrollit, sidomos të mishit. Kemi marrë mostrat e mishit dhe të prodhimeve tjera prej tij, të cilat do të kontrollohën, ngase këto prodhime janë ndër me të ndieshmet përballë temperaturave të larëta të cilat mbretrojnë këto ditë. Megjthë, angazhimet e inspektorëve dhe njëkohësisht të gjithë stafit të kësaj drejtorie, zyrtarët e saj thonë se ky dikaster mjaftë i rëndësishëm nuk është i plotësuar me të gjitha kuadrot e nevojshme dhe sidomos mungesa e inspektorit të veterinarisë, shifet si hendikep shumë i madhë.
Angazhimet e Drejtorisë së Inspektoriatit, po hasin në përkrahje edhe të qytetarëve, të cilët duan të dijnë se çfarë konsumojnë nga artikujt e domosdoshëm ushqimor. Beqir Kadrijaj, ka thënë se kontrrollet e shpeshta të inspektorëve evitojnë rreziqet nga përdorimi i prodhimeve ushqimore me afat të skaduar me të cilat nuk është kursuer deri më tani Deçani. “Në një komunë ku nuk bëhët kontrolli përkatës i mishit, por edhe i disa artikujve tjerë ushqimor, vaj halli për qyetarët”, ankohët Kadrijaj, duke besuar se tashmë Drejtoria e Inspektoriatit nuk do të le “vakumin” e deritashëm, përkundrazi ai kërkon që aksioni të zgjerohët edhe në kontrollimin e ujët të pijës, sikurse edhe masave tjera higjenike, siç janë mbeturinat e shumëta të cilat kanë pushtuar hapësira të mëdha të mjedisit.
Data: 28.07.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |