|
|
James Berisha, takon zyrtarėt komunalė dhe viziton familjen Haradinaj
Piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, me stafin e tij, sot ka takuar zyrtarët komunalë, ndërkohë pas këtij takimi të gjithë bashkë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë vizituat familjen Haradinaj, në Gllogjan. “Përkushtimi juaj është impresionues, është përpjekje me plotë sfida për t’i dal zot popullit tënd”, tha nder të tjera, Drejtori i Administrates Komunale ,Bashkim Ramosaj, i cili ka premtuar përkrahjen e komunës për misionin tjetër lobues që ka planifikuar ta bëjë Berisha në shtetet e Afrikës.” Do të keni përkrahjen edhe të komunës sonë, sepse një lobim i tillë është i domosdoshëm edhe pas vendimit të GJND-së, ka thënë, Ramosaj, pa përmendur shumën e mjeteve që do të ndajë komuna për këtë qëllim. Berisha, pasi ka falënderuar për mirëpritjen e përzemërt dhe përkrahjen për misionin vijues, ka treguar se “tani kam vendosur të lobojë në shtetet afrikane, ngase shumë nga këto janë deklaruar më herët se janë në pritje të vendimit të GJND-së”, ndërkohë që është shprehur optimist se lobimi i tij është shumë domethënës. Ai sikurse edhe institucionet e Kosovës dhe shtetet e vullnetit të mirë nëse lobojnë në nivel të duhur mund t’i sjellë Kosovës së paku edhe 30 njohje të reja, vetëm nga shtetet afrikane. “Shteti është i të gjithëve dhe kurrsesi i individëve të caktuar, por unë kam ndier obligim kombëtar që edhe më mënyrën time të lobojë në 40 shtete të Amerikës Latine dhe Qendrore, kurse pos sfidave tjera kostoja e këtij ishte 90 për qind nga fondet personale edhe 10 për qind nga diaspora.
Sipas James Berishës, për misionin e ri duhen rreth 200 mijë euro, të cilat ai dhe stafi i tij do t’i bashkojnë nga komunat dhe komuniteti i biznesit. “Lobimi në Afrikë nuk është i lehtë, sepse shumë shtete të atjeshme kanë përjetuar regjime dhe pushtime nga me të ndryshme”, është shprehur ai, duke besuar në rezultatet e misionit të tij, dhe jo vetëm të tij por edhe të Qeverisë së vendit dhe të gjithë shteteve mike. Jam optimist se pas vendimit të drejtë të GJND-së, Kosova shumë shpejtë do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe do të krijohen të gjitha mundësitë e zhvillimit të saj ekonomik, ka nënvizuar Berisha, i cili së basku më stafin e tij dhe zyrtar komunalë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” dhe ka vizituar Familjen Haradinaj, për të shpreh bindjen e tij se “Ramushi edhe një herë si burrë i kombit do të mbron pafajësinë e tij dhe luftën e drejtë të UÇK-së në Hagë”.
Data: 26.07.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |