|
|
Kryetari Selmanaj, takon bashkatdhetarėt
Në zyrën e tij, Kryetari i Komunës,Rasim Selmanaj, ka takuar një grup bashkatdhetarët , të cilët i ka informuar për punën e pushtetit lokal me thekës të veçantë për projektet që po realizohen, sikurse edhe për shërbimet enkas për ta. “Kemi arritur të bëjmë ndryshme të dukshme, të cilat po krijojnë imazh të ri në shumë segmente të jetës”, ka thënë kryetari Selmanaj, duke përmendur disa nga projektet kapitale, siç janë kanalizimi i ujërave të zeza, palestrës sportive, infrastrukturës rrugore etj. Ndërkohë, ai i ka njoftuar ata edhe për projekte të tjera të cilat pritën të realizohen gjatë këtij viti. Një pjesë të fjalës së tij, Selmanaj ia ka kushtuar siç tha ai, përmirësimit të shërbimeve komunale, ngritjes së disiplinës dhe përgjegjësisë në punë dhe transparencës. Pasi ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e madhe të tyre, i pari i komunës, Selmanaj, ka thënë se “ Jemi në shërbimin tuaj, ngase këtë e meritoni”, duke e ilustruar këtë me krijimin e kushteve të mira për punë në QRC, sikurse edhe në shërbimet e administratës komunale, në të cilat punohet me orar të zgjatur , por edhe të shtunave.
Me gjithë lëvdatat nga bashkatdhetarët për ndryshimet e bëra në komunën e Deçanit nuk kanë munguar as kritikat nga ta për taksat e hyrjes në Kosovë, sikurse edhe për shumë ngarkesa të tjera nga të cilat “vjelën” gjepat e tyre. “Nuk kemi trajtimin çfarë edhe e meritojmë”, kanë thënë bashkatdhetarët të cilat sipas tyre së paku ju takojnë gjatë muajt të pushimeve. Tutje bashkatdhetarët kanë bërë edhe lëvdata, sidomos në adresë të kryetarit Selmanaj. “Në këtë nivel jemi pritur për herë të parë dhe kjo na forcon bindjen se vëmendja është kthyer edhe nga ne, të cilët kemi qenë të harruar deri tani”, janë shprehur ata, duke treguar se tani Deçani duket krejt ndryshe. “ Ka ndryshime shumë të mëdha përballë gjendjes në vitin e kaluar”, kanë vlerësuar , duke e ilustruar këtë me projektet e realizuara dhe ato që po punohet dhe sidomos me rregullimin e qendrës së qytetit.
Ndryshe Kryetari i Komunës së Deçanit i ka njoftuar bashkatdhetarët se tash e dy javë kanë zgjatur orarin e punës deri në ora 18:00 çdo ditë pune, kurse ditën e shtunë qytetaret mund të pajisen me dokumente personal nga ora 9 deri në ora 14:00 po ashtu , për bashkatdhetarët tanë komuna do të organizojnë edhe takime të tjera dhe manifestime kulturore enkas për ta, kurse mbi të gjitha edhe shërbimet e nevojshme gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojnë në Kosovë.
Data: 23.07.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |