Komunikatė e Kuvendit Komunal

 

 

                        Komunikatë
 
 
 
Kuvendi Komunal në Deçan, vendimin e Dhomës së Apelit, lidhur me rishqyrtimin e pjesërishem të rastit Haradinaj , e  ka vlerësuar të  papritur dhe të pazakontë  në praktikat e kësaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Lideri Ramush Haradinaj , si askush deri me tani para dy vitesh e kishte mbrojtur pafajësinë e tij dhe luftën e drejtë të UÇK-së , po në këtë Gjykatë, ndërkohë konsiderojmë se as tash nuk ka ndonjë të vërtetë tjetër , pos asaj siç ishte thënë dhe dëshmuar para se të merrej vendimi unanim , për lirimin e tij.
  Si Komunë  jemi të bindur në pafajësinë e  ish Komandantit të UÇK-së dhe ish- Kryeministrit të Republikës së Kosovës,Ramush Haradinaj, sepse ai është dëshmuar si në luftë ashtu edhe në paqe, është dëshmuar me veprat e tij kolosale në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës , integrimit të saj ndërkombëtar dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës .
 
Bazuar në të gjitha këto virtyte besojmë thellë në pafajësinë e tij, besojmë në vendimet e drejta të Drejtësisë Ndërkombëtare, besojmë në lirimin e tij të shpejtë.
Personaliteti i liderit Haradinaj është i lidhur ngushtë dhe i domosdoshëm në proceset e vendit, ndaj ai i duhet Kosovës , i duhet integrimeve evropiane dhe veri-atlantike dhe me të drejtë presim vendimin për lirimin e tij të shpejtë.
 
 
 
 22.07.2010
 
                                                                                                        Kuvendi Komunal Deçan
                                                                                                                    Kryetari:
                                                                                                             Rasim Selmanaj


Data: 22.07.2010


    Komuna e Deēanit