|
|
Deēani mirpret bashkėatdhetarėt
Deçani më i përgatitur se kurrë për pritjen e bashkatdhetarëve tanë të cilët gjinden jashtë vendit.
Me moton ,,BASHKATDHETARË MIRË SE ERDHËT ’’ të premten më 23 korrik 2010 duke filluar nga ora 10:00 në sallën e asamblesë komunale në Deçan ,kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj i shoqëruar me stafin e tij politik organizon pritje për bashkatdhetarët të cilët gjenden aktualisht për pushime në Vendlindje , në mënyrë që së bashku të diskutojnë për hallet , problemet të arriturat dhe ndihmesën që munda ta ofrojnë në mënyrë reciproke për njeri tjetrin .
Një takim i tillë më bashkatdhetarët do të mbahet edhe më datën 6 Gusht 2010 në ora 18:00 në të njëjtin ambient në sallën e asamblesë komunale .
Po në të njëjtën ditë në Pllatonë e Kuvendit të Komunës do të shfaqet edhe një koncert madhështorë më yjet e estradës Kosovare për ti nderuar bashkatdhetarët. Gjithçka e organizuar në mënyrë madhështore për ata që në kohe më të vështira ditën te nderojnë vendlindjen e tyre në mënyra të ndryshme ,edhe ne duhet ti nderojmë tashmë kur jemi të lirë.
Data: 22.07.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |