Deēani zbukurohet me pamje te reja ambientale

 

                         

Qyteti I Deçanit , përkatësisht qendra e tij ,vazhdon me ndryshime të mëdha ,të cilat janë në funksion të krijimit të pamjeve të reja ambientale dhe njëkohësisht edhe të krijimit të vetëdijes për një ambient të pastër si dhe vendeve ku për pak qaste mund të pushojnë dhe çlodhën qytetaret e këtushëm .Të gjitha këto ndryshime po behën në saj të angazhimit dhe investimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune.

 
Admir Hasanaj ,drejtor ka  thënë se ,,jemi të përkushtuar për ndryshime të cilat janë në funksion për të gjithë qytetarët ’’.Ai ka treguar se pos vazove me lule të vendosura në të dyja anët e rrugës ,këto ditë ka realizuar edhe një projekt tjetër ,kostoja e të cilit është 3000 mijë euro. Më këto para ,tregon ai buzë rrugës kemi vendosur 52 shporta më mbishkrimin ,,Për një qytete të pastër’’, të cilat janë në shërbim të qytetarëve për t’i vendosur hedhurinat e vogla ,ndërkohë të improvizuara nga druri është mbuluar pjesa më e madhe e murit në hapësirat rreth fontanës si dhe janë vendos disa ulëse në parkun e qytetit.Këto dhe largimi i kiosqeve të vjetra ,duke i zëvendësuar me të reja po i japin një pamje krejt të re Deçanit , ndërkohë priten edhe investime të reja , të cilat padyshim se krijojnë një rregull të duhur dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve.
 
                                   


Data: 19.07.2010


    Komuna e Deēanit