|
|
Kuvendi shpallė nė paketė, zonat me interes pėr komunėn
Në seancën e të premtes, kuvendarët kanë shpallur në “paket”, zonat me interes komunal, duke krijuar kështu mundësitë që Komuna të bëhet titullar i shumë pronave, të cilat deri me tani kanë pasur statusin e tyre shoqëror, por edhe privat. Lista e propozuesit, përkatësisht Ekzekutivit e definuar në 8 pika, bashkë me arsyetimet përkatëse, pas një debati është zgjeruar edhe për dy pika të tjera ku në këtë “paket” kanë hyrë edhe ish- ndërmarrjet shoqërore “Iliria” dhe “Apiko” ku për shkak të uzurpimit të tyre nga ana e Manastirit, janë në procedurë të trajtimit të gjykatës kompetente, problem ky i politizuar edhe në qarqet ndërkombëtare. Megjithatë, gjatë debatit këshilltarët pasi që këtë propozim e kanë quajtur “të vonuar”, kanë kërkuar që në këtë “paketë” patjetër të hynë edhe pronat në kontest gjyqësor i cili është konsideruar se nuk e përjashton mundësin e një vendimi të tillë, pavarësisht se qfar vendimi do të bije gjykata për to. Një vendim tjetër i marrë në këtë seancë është ai për konsesionimin e pronave publike ,ndërkohë gjatë debatit u tha se ky vendim mund të zbatohet vetëm atëherë pasi të jetë gati plani rregullativë urban.
Ndryshe, në këtë seancë është shqyrtuar raporti financiar për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, i cili për herë të parë ka kaluar me pak kritika nga opozita. Njëkohësisht këshilltarët kanë dhen pëlqimin për pavarësimin e shkollës fillore në Lluk të Eperme dhe asaj në Baballoq. Gjithashtu, në këtë seancë janë mare edhe vendime të tjera siç ishte ai i inspektoratit komunal për kontrollimin e sharrave dhe lokaleve publike gjatë orëve të natës të cilat konsiderohen si pengesë për qytetarët. Nga një gushti, të gjithë të vendosurit në hapësirat e pallatit të kulturës “Jusuf.Gervalla” do t’i nënshtrohen pagesave të qirasë, vendim ky që mirrët për herë të parë në legjislativin komunal.
Data: 16.07.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |