|
|
Nga Drejtoria e Inspekcionit
Kuvendi Komunal i Deçanit
Drejtoria e Inspekcionit
Nr. 10/38/2010
Data ;12.03.2010
Duke u bazuar në Rregulloren Komunale mbi ndalimin dhe ekspozimin e shitjes së artikujve ushqimorë dhe jo ushqimorë jashtë lokaleve si dhe hapësirës tjetër afariste dhe Ligjin e Tregtisë së Brendshme Nr. 2004/18 të dt 16.06.2004 , e gjithashtu edhe numrin e madh të subjekteve afariste të cilat kanë uzurpuar hapësirat publike nga mallrat dhe objektet montuese-demontuese e me qëllim te lirimit të hapësirave publike dhe qarkullimit të lire të këmbësorëve gjegjësisht qytetarëve. Drejtoria e Inspekcionit bënë këtë njoftim:
N J O F T I M
Njoftohen të gjitha subjektet afariste , të cilat e bëjnë ekspozimin e mallit jashtë objekteve afariste , se gjerë më datën 31.03.2010 janë të obliguara që të lirojnë hapësirat publike nga mallrat dhe objektet montuese-demontuese konform Rregullores Komunale Nr. 7/2 të datës 10.02.2004 vite.
Nëse nuk veprohet sipas njoftimit të lartë shënuar , drejtoria e Inspekcionit do të jetë e obliguar që të veproi në pajtim më nenin 60pika c (gjobitje 3000-9000 Euro) dhe 62.2 (përveç gjobës dhe konfiskimit të mallit) të Ligjit për tregti të Brendshme Nr. 2004/18 të dt. 16006.2004
Drejtori i Inspekcionit
Mustafë Hasanaj
Data: 14.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |