|
|
Zyrtar tė OSBE-sė, nga Rajoni i Mitrovicės dhe Pejės nė Deēan
Zyrtarë të OSBE-së, nga Rajoni i Mitrovicës dhe Pejës, bashkë me zyrtarë të arkivave komunale të 6 komunave, të premten kanë qëndruar në Deçan. Ata janë pritur nga kryetari e Komunës , Rasim Selmanaj, ndërkohë kanë vizituar Arkivin Komunal, i cili është funksionalizuar pas realizimit të projektit nga OSBE-ja përmes investimeve bashkë me Komunën në vlerë prej 47 mijë eurosh. Pasi që kryetari Selmanaj, i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e OSBE-së më shumë projekte për Deçanin ,i ka njoftuar për ndryshimet evidente që janë bërë nga udhëheqja e re komunale .,,Po punojmë më politika dhe dinamika të reja ’’pohoi nder të tjera ai ,duke numëruar realizimin e disa prej projekteve mjaft domethënëse për qytetaret e kësaj komune. Në këtë kuadër ai ka veçuar nënshkrimin Memorandumit më MAPH për investime të përbashkëta në vlerë pre 1 milion eurosh ,të cilat i dedikohen realizimit të projektit të ujerave të zeza .Selmanaj i ka njoftuar të pranishmit se ky projekt do të realizohet brenda dy vitesh dhe njëherë e përgjithmonë Deçani dhe një pres e fshatrave të përafërta do të zgjidhin këtë problem jetik . Pas numërimit edhe të disa projekteve tjera, Kryetari Selmanaj, ju ka treguar zyrtarëve të OSBE-së për rritjen e nivelit të transparencës dhe të demokratizimit , të cilat më herët kanë munguar. Ndërkaq pasi që të pranishmit kërkuan të njoftohen më gjerësisht më punën e Arkivit Komunal , kryetari Selmanaj ,ka treguar se projekti i realizuar më investime të përbashkëta, tashmë është funksionalizuar .Jemi në fazën e konsolidimit të arkivit , i cili sipas tij ka nevojë edhe 2 apo 3 punëtorë , kurse sa i përket klimatizimit të hapësirave të tije jemi ne fazën e tenderimit . Joerg Hinrichas –Lahmann zyrtar i OSBE-së për demokratizim në rajonin e Mitrovicës , sikurse edhe disa zyrtar të tjerë që morën fjalën gjatë këtij takimi u shprehen të kënaqur me punën e pushtetit lokal , ndërkohë që vlerësuan lartë edhe angazhimet për funksionalizimin e Arkivit Komunal. Ky delegacion pas këtij takimi ka vizituar hapësirat e Arkivit Komunal, të cilët nga koordinatori i këtij arkivi Ibish Gervalla, u njoftuan më pune e gjertanishme, sikurse dhe më nivelin e bashkëpunimit të këtij arkivi më Agjensionin Kosovar të Arkivave të Kosovës.
![]()
Data: 12.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |