|
|
Shtyhet vendimi pėr rrėnimin e objekteve tė pėrkohshme nė rrugėn ,,Sali Ēeku
Edhe për një javë, është shtyre zbatimi i vendimit për rrënimin e 14 objekteve të përkohshme në rrugën ,,Sali Çeku”, në Deçan, i cili ishte planifikuar të zbatohet me 12 mars. Shkak i kësaj shtyrje, thuhet të jenë , rrethanat e vështira atmosferike, përkatësisht reshjet e mëdha të botës, të cilat e bëjnë të pa mundur punën në rrënimin e këtyre objekteve. Kështu, është vendosur të ënjtën në takimin e përbashkët të Bordit të Drejtorëve dhe të komisionit përkatës për rrënim i kryesuar nga Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës.,,Vendimi i marrë për rrënimin e këtyre objekteve të cilat iu kanë zënë ,,frymën” qytetit do të zbatohet,ngase duam të krijojmë rregull urban”, ka thënë kryetari Selmanaj, i cili nga fillimi ka mbështetur vendimin e Drejtorisë për Urbanizëm, për rrënimin e objekteve të përkohshme në Deçan. Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat ligjore për rrënimin e këtyre objekteve, rrethanat e vështira atmosferike, reshjet e mëdha të borës, na imponojnë shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi edhe për një javë, ka treguar ai, duke konfirmuar se një vendim i tillë do të zbatohet të premten e ardhshme, pikërisht me 19 mars. Nuk do të ,,lëshojmë pe” në zbatimin e këtij vendimi të rëndësishëm, sepse rrënimi i këtyre objekteve të përkoshme do të lirojë hapësirat publike për realizimin e projektit të shndërrimit të tyre në hapësira të gjelbëruara dhe një pamje krejt tjetër të qytetit, ka vlerësuar kryetari Selmanaj. ,,Shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, na kanë imponuar rrethanat e motit të lig, i cili bënë të pamundur zhvillimin e punimeve për rrënimin e 14 objekteve të përkohshme në rrugën ,,Sali Çeku”, në Deçan”, ka thënë Ramë Melaj, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm. Ai tregon se drejtoria e tij ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, i cili vlerësohet të jetë fillim i mbarë për rregullimin urban të Deçanit, i cili pretendon zhvillimin e turizmit dhe mbi të gjitha të planit rregllativë urban.
Data: 11.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |