Bordi i Drejtorėve shqyrton kėrkesat e qytetarėve

 

Nën kryesinë e  Kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj,  është mbajtur takimi i radhës me Bordin e Drejtorëve, në të cilën janë shqyrtua kërkesat e qytetarëve drejtuar organeve përkatëse të kësaj komune. Janë shqyrtuar 33 kërkesa të natyrave të ndryshme për të cilat është marrë vendim që varësisht nga mundësitë materiale të ndihmohen qytetarët dhe komuniteti. Natyra e kërkesave ishin nga më të ndryshmet. Shumica prej tyre ishin kërkesa të komunitetit për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe shkollore, pastaj kërkesa individuale për ndihmë për të pastrehët, të sëmundjeve, për shkollarët dhe të bursave për student. Pas shqyrtimit të  gjitha kërkesave, mbështetja e tyre do të behët nga Zyra e kryetarit të Komunës dhe nga drejtoritë përkatëse ku janë adresuar kërkesat.

                          



Data: 10.03.2010


    Komuna e Deēanit