USAID-i promovon Programin pėr Ndėrmarrje Private tė Kosovės

 

                      

John  Mac Killop, udhëheqës i projektit ,,Programi për Ndërmarrjet Publike në Kosovë” dhe Hysen Shabanaj, specialist i pylltarisë, të pritur nga kryetari i Komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, kanë promovuar projektin e tyre të financuar nga USAID-i, përmes të cilit synon mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve të vendit. Sipas Johan Mackillop, në kuadër të këtij projekti janë angazhuar edhe ekspert vendor dhe ndërkombëtar, të cilët natyrisht do të shfrytëzojnë përvojat e të tjerëve për ta vënë një rend të duhur ligjor dhe mënaxhues  të pyjeve të cilat vazhdojnë të degradohen nga prerjet ilegale. Disa nga pjesët e këtij projekti i ka shpalosur edhe Hysen Shabanaj, ndërkohë kryetrari Selmanaj, nga ana e tij  i ka dhënë mbështetje këtij projekti. ,,Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me USAID-in,”, është shprehur ai, duke pranuar që në Deçan të formohet Bordi Mbikëqyrës i Pavarur, i cili profesionalisht do të ndihmonte mbrojtjen, kultivimin dhe menaxhimin e pyjeve dhe njëkohësisht do t’i raportonte kryetarit të Komunës. Pjesëmarrësit e këtij takimi, janë pajtuar që në Deçan të themelohet një bord i tillë dhe të mbahet një takim me donator dhe njëkohësisht  kanë kërkuar që kompetencat të zbresin në komuna.

 



Data: 10.03.2010


    Komuna e Deēanit