Zgjidhet udhėheqja e Komunitetit pėr Komunitete

 

Ne takimin e Komitetit  të Komuniteteve , në të cilin ishin të pranishëm edhe zyrtar komunalë ,përfaqësues të OSB-së të KFOR-it dhe shoqërisë civile, është zgjedhur udhëheqja e këtij komiteti  të rëndësishëm. Kryesues i këtij komiteti është zgjedhur Sefadin Sadrijaj , ndërsa zëvendëse e tij Vesna Spaleviq. Në ketë takim po ashtu janë vlerësuar raportet e punës së ZLK-së dhe të zyrtarit për kthim të zhvendosurve. Koordinatori i ZLK-së Shaban  Pejqinoviq ,pos  tjerash ka përmendur ndihmën e KFOR-it   Italian ,i cili ka dhen 18 mijë euro për blerjen e kombibusit për transportimin  e nxënësve të minoritetit boshnjak .Ndërkaq, Nezir Balaj, ka njoftuar për dy raste të kthimit e të zhvendosurve në vitin e kaluar, ndërkohë ka thënë se edhe këtë vit kemi raste të kthimit, sikurse ka paralajmëruar edhe një rast të ri që pritet të kthehet këto ditë në komunën e Deçanit. Në këtë takim zyrtar të OSBE-së Rajonale në Pejë , kanë njoftuar të pranishmit se janë në përgatitje të disa projekteve regjionale , të cilat do të realizohen edhe në komunën e Deçanit. Ndërkaq, Agron Demukaj, Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa nder të tjera tha se sa i përket realizimit të projekteve të gjithë qytetaret e kësaj komune pa dallim të përkatësive të tyre etnike do të trajtohen te barabartë duke treguar kështu mënyrën e konkurrimit më projekte edhe përmes organeve përkatëse të kësaj komune .

 

 



Data: 08.03.2010


    Komuna e Deēanit