|
|
Shėnohet 8-masi, Dita Ndėrkombėtare e Gruas
Për herë të parë në ambientet e restaurantit ,,Maturanti”, në Deçan në një atmosferë të hareshme, është shënuar 8-marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, manifestim ky i mbajtur nën patronatin e kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj. “Kjo ditë tek ne ringjallë më shumë se një simbolikë universale, ngase rrethanat historike nën robëri japin dimensione të një origjinaliteti këmbëngulës, sa për të drejtat universale aq edhe për të drejtat kombëtare dhe kjo ndërlidhët me sakrificën e shumë prej nënave shqiptare në përpjekjet për liri”, ka thënë kryetari Selmanaj. Ai po ashtu ka përkujtuar se nënat shqiptare ishin pjesë e luftës për pavarësinë e vendit. Ato rritën dhe edukuan në frymën e shqiptarizmës së ngulfatur bijtë dhe bija e tyre dhe kur shqiptarët ishin lodhur me robëri, nënat tona ndihmuan rrokën armët dhe nuk kursyen duke ndihmuar luftën për liri.,,Ju nëna të gjalla dhe ato që u flijuan, jeni embrioni i çdo lëvizje a rezistence për pavarësinë e vendit”, ka nënvizuar Selmanaj, i cili në ndërkohë pasi ka shprehur respektin ndaj tyre ka thënë se duhet të jeni krenare për fëmijët dhe burrat që ia dhuruat kësaj toke. Ai në emër të Kuvendit Komunal të Deçanit, ju ka premtuar përkrahje, duke e ndier këtë si obligim ndaj meritave të tyre.
Data: 08.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |