Funksionalizohet Zyra Lokale e Komuniteteve nė Deēan

 

                     

Kryetari i komunës Rasim Selmanaj ka pritur zyrtar të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Koordinatoret e njësitit për mbështetjen e kthimit dhe integrimit te komuniteteve, Laura Bislimi dhe Arben Shala, më të cilet ka biseduar për mundësitë e funksionalizimit të zyrës lokale të Komuniteteve. Siç u tha në këtë takim ZLK -ja është paraparë te funksionalizohet edhe për aktivitetet  tjera , pos atij për kthim këtë zyrë e presin edhe punë të tjera , lidhur më kthimin e qytetarëve të kësaj komune që përkohësisht gjenden në boten e jashtme.,,ZLK duhet të ketë një sistem unik në të gjithë vendin”, kanë thënë këta zyrtar, të cilët kanë treguar se për ketë qellim po hartohet Rregullorja përkatëse”, Nga ana tjetër ata kanë kërkuar që Komuna t’i fillojë të gjitha përgatitjet e saja, lidhur me pranimin, kurse më vonë edhe  riatëdhesimin e qytetarëve të vet, sepse ky është njeri prej kushteve të liberalizimit të vizave. Nga ana e tij, kryetari Selmanaj, është deklaruar se do të ofrojë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit për funksionalizimin e kësaj zyre dhe të gjitha aktiviteteve që duhet ndërmarrë në raportet për kthim dhe integrim  të gjitha komuniteteve të kësaj komune.

 



Data: 05.03.2010


    Komuna e Deēanit