|
|
Komuna e Deēanit nga buxheti i saj ndanė 15 bursa pėr student
Për herë të parë, Komuna e Deçanit, ka nisur përkujdesjen e saj për studentët, të cilët vazhdojnë të përballën me vështirësi materiale dhe madje disa nga këta për këtë arsye po detyrohen të braktisin shkollimin e tyre të lartë. Agron Demukaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ka treguar se mundësia e ndarjes së bursave për këtë vit, ka ardhur vetëm pas bartjes së mjeteve nga të hyrat vetjake të vitit 2009, të cilat një pjesë e tyre është destinuar për mbështetjen e studentëve.,,Për këtë vit, do të ndajmë 15 bursa për student ’’, ka thënë ai duke treguar se vetëm kaq lejojnë mundësitë buxhetore edhe përkundër nevojave dhe kërkesave të shumta të studentëve, nga të cilët ka edhe të atillë që kanë ndërpre studimet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Kjo sipas tij, është shumë pak me kërkesat dhe nevojat e tyre, por më mirë pak se fare hiq, siç ka ndodhur deri tani në këtë komunë, është shprehur ai i cili në ndërkohë ka treguar se lartësia e bursës është 60 euro për çdo muaj, para kjo që sadopak do të zbutë gjendjen e vështirë me të cilën po përballën studentët tanë.Ndërkaq, Qazim Maloku, drejtor i DKA-së ka thënë se drejtoria e tij, aktualisht ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ndarjen e këtyre bursave.,,Ne do të zbatojmë të gjitha procedurat dhe kriteret në mënyrë që përfitues të këtyre bursave të jenë studentë me nevojë dhe të suksesshëm”, ka thënë ai duke theksuar se kërkesat për bursa janë shumë të mëdha, por brenda kësaj shumice do të përzgjidhen ata që më së shumti e meritojnë. Ndryshe, Maloku iu ka bërë thirrje publike edhe ndërmarrjeve private, institucioneve bankare por edhe atyre të vendit që përmes bursave por edhe në forma tjera t’i ndihmojnë studentët e kësaj komune, ngase investimet në shkollim, janë investime drejtë ardhmërisë. Data: 04.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |