|
|
Kryetari Selmanaj, dhe Ministri Yagcilar, nėnshkruar Memorandumin nė vlerė prej 1 milionė
Kliko për ta shkarkuar MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT / MMPH - Komuna e DEÇANIT
Në një atmosferë solemne dhe në praninë e zyrtarëve komunal të prirë nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj, si dhe qytetar deçanas është pritur, Mahir Yagcilaj, ministër i MAPH, ndërkohë ai dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, kanë nënshkruar Memorandumin për investime të përbashkëta në realizimin e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza. Vlera e këtyre investimeve të përbashkëta, është 1.000.000 euro ku prej tyre nga buxheti i ministrisë përkatëse do të sigurohen 600 mijë euro, ndërsa 400 të tjera do të ndahen nga buxheti i komunës së Deçanit.
Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi, kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, pasi ka falënderuar ministrin Yagcilar, ka thënë se ,,Deçani mirëpret çdo mbështetje financiare nga institucionet e vendit për realizimin e projekteve kapitale, siç është rasti tani me projektin e ujërave të zeza i cili për qytetarët ka kuptimin jetësor”. Sipas tij kjo është një ngjarje e rëndësishme, e cila është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e kësaj komune, sepse po merr fund realizimin i një projekti të madh dhe shumë të përfolur deri më tani. ,,Kanalizimi i ujërave të zeza do të merr fund brenda dy vitesh”, ka premtuar Selmanaj, i cili mbështetjen të këtij projekti pret edhe ndihmën e ministrive të tjera të vendit. Sipas tij, kostoja e realizimit të këtij projekti është rreth 2 milion euro, ndërkohë ai ka paralajmëruar hapjen e tenderit po në këtë vlerë, ndërsa edhe puna është paraparë të kryhet brenda dy vitesh.
Projekti siç është kanalizimi i ujërave të zeza në Deçan ka sjell shumë të mira, ndërsa unë do t’i veçoja vetëm dy prej tyre është shprehur i pari i MAPH-së,Yagcilar, i cili investimet e tilla i ka quajtur si nevojë jetësore.,,Shëndeti dhe mjedisi gjithmonë janë jetësore”, ka thënë ai, duke i arsyetuar të gjitha investimet që behën në projekte të tilla kudo në Kosovë dhe sidomos në Deçan, e cila është e vetmja komunë në vend që deri më tani nuk ka mundur të bëjë kanalizimin e ujërave të zeza, ndonëse si komunë pretendon të zhvillojë turizmin. ,,Nga buxheti i ministrisë do të mbështesim projektin në Deçan, ndërkohë për rrumbullakimin e investimeve të gjithëmbarshme do të kërkojmë mbështetjen financiare edhe të ministrive të tjera”, ka premtuar ministri Yagcilar, i cili është mirëpritur nga të gjithë për mbështetjen e ministrisë së tij dhe premtimet tjera të dhëna në këtë rast. Në sistemin e kanalizimit përveç Deçanit,do të kyçen edhe fshatrat, Carrabreg i Epërm dhe i Ulët, Belegu, Pozhari, Kodralia, Lumbardhi, Llukë e Epërme dhe e Ulët dhe me mundësi të kyçjeve edhe të disa fshatrave të tjera të kësaj komune, përgjatë këtij sistemi të kanalizimit.
Data: 04.03.2010 |
Informacionet
Komuna e Deēanit |