Aktivizohet Shoqėria kulturore artistike ,,Jusuf Gėrvalla” nė Deēan

 

                                                  

Në një takim me grupin e rapsodëve ,,Dërvish Shaqa”, i cili ka shënuar suksese të mëdha në kultivimin e melosit popullor,kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, ka dhënë përkrahjen e tij për aktivizimin e SH.K.A ,,Jusuf Gërvalla’’ në kuadër të së cilës do të funksiononte edhe grupi i rapsodëve që kultivon melosin burimor dhe traditën e rapsodit kombëtar Dervish Shaqa .Për herë të parë komuna do të mbështes të gjitha aktivitetet kulturore dhe për këtë qellim nga buxheti i sajë ka ndarë 12mij euro , ndërkohë për organizime të mëdha siç është festivali gjithëkombëtarë ,, Eshkë e ndezur mbi Shkelzen’’ dhe manifestime të tjera nuk do të mungoi ndihma e donatorëve dhe ministrisë përkatëse, ka thënë Selmanaj. Ai ka premtuar edhe krijimin e kushteve për punë në aspektin e begatimit të aktiviteteve kulturore , ndërkohë që ka  mirëpritur gatishmërinë e grupit të rapsodëve i cili ka marrë vendim të nis punën. Po ashtu  në këtë takim  ky grup ka bërë përzgjedhjen e organeve  drejtuese të  tij.Kryetari Selmanaj, i ka njoftuar ata se pallati i kulturës ,,Jusufë Gërvalla’’, do të bëhet ndërmarrje publike komunale i cili do të menaxhohet nga drejtori dhe bordi dhe natyrisht do të jetë në funksion të zhvillimit të kulturës në komunën e Deçanit.

 



Data: 02.03.2010


    Komuna e Deēanit