|
|
Bordi i Drejtoreve shqyrton kėrkesat e qytetarėve dhe tė institucioneve Komunale
Ne takimin e rregullt të Bordit të Drejtoreve , të kryesuar nga kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, janë shqyrtuar kërkesat e qytetareve dhe të institucioneve të drejtuara Zyrës së Kryetarit të Komunës dhe drejtorive përkatëse .Natyra e kërkesave të qytetare ishte nga më të ndryshmet , ndërkohë që kanë dominuar kërkesat e tyre për ndihmë nga Komuna ne zgjedhjen e çështjeve të banimit. Gjatë këtij takimi janë konfirmuar edhe kërkesat e qytetareve edhe për eliminimin e qenve endacak ,veprim ky që duhet të ndermirët nga shoqata përkatëse dhe nën organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim .Kërkesat tjera kishin të bëjnë më nevojat e institucioneve shkollore ,Qendrës për Punë Sociale etj ,për intervenime ne objektet e tyre për sanimin e gjendjes ku kanë nevojë .Duke e ngritur problematiken e nevojave të strehimit të qytetareve u tha se tash për tash komuna nuk ka mjete buxhetore por u vlerësua se ndihma eventuale mund të pasoi nga linja e subvencioneve .Ndryshe ne ketë takim është mare qëndrim që drejtoritë përkatëse të bëjnë aq sa munden dhe lejojnë kufit buxhetorë të tyre për intervenime përkatëse .Të gjithë parashtruesit e kërkesave do të marinë përgjigjiet e tyre në afatin ligjorë. Data: 08.02.2010 |