Kryetari i Komunes ,Selmanaj ,takohet me pėrfaqėsuesit e Manastirit

 

 

“Battle Group” Shumëkombësh Perëndim  nën udhëheqjen e komandantit, kolonelit Vincenzo Grasso, në bazën e KFOR-it italiani, pushimoren e fëmijëve “Pishat e Deçanit”, në Deçan, përkatësisht në MNBG-Ë të KFOR-it, Camp “Sparta” është mbajtur një takim informal dhe një drekë e përbashkëte me udhëheqjen e Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesit e Manastirit të këtushëm. Kështu është konfirmuar përmes komunikatës për medie të KFOR-it e cila i referohet këtij takimi, i cili vlerësohet si dialog historik.
“Kjo ishte një mundësi për Peshkopin Teodosije Sibalic dhe Kryetarin e ri të Komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj, të takohen për herë të parë dhe të ndajnë së bashku një qëllim të mirë për të jetuar në paqe dhe në mirëkuptim. Ata pranuan se ky ishte një hap i rëndësishëm në avancimin e procesit për marrëdhënie më të mira në mes Manastirit dhe popullit të komunës së Deçanit”, thuhet në komunikatën për medie të KFOR-it, duke shtuar se në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit kanë shprehur vlerësime të sinqerta dhe kënaqësinë e tyre për iniciativën e marrë nga ana e KFOR-it, duke pranuar kështu edhe rëndësinë e këtij dialogu informal i cili reflekton përpjekjet e të dyja palëve për të ardhme më të mirë për të gjithë në rajon.
Ndryshe, marrëdhëniet në mes të Manastirit dhe pushtetit lokal, por edhe të qytetarëve të kësaj komune tani 10 vjet nuk ishin të mira, gjithnjë për shkak të ndërhyrjes së politikës në aspektin e pronave të falura këtij Manastiri nga pushteti i dhunshëm serb, sikurse edhe veprimeve jo të pranueshme, lidhur me ndërtimin e mureve dhe telave me gjemba në pronat që konsiderohen të  uzurpuara dhe të kundërshtive të tjera të klerikëve të Manastirit, siç është ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë dhe mbi të gjitha edhe të mbylljes në “geto” të këtij objekti të trashëgimisë që tani disa vjet është vënë nën mbrojtjen ndërkombëtare të UNESCO-s. Megjithatë, “dialogu historik”, siç e vlerëson KFOR-i, vlerësohet si hap i ri në përmisimin  e këtyre marrëdhënieve , të cilat konsiderohet të jenë në funksion të avancimit të proceseve të mirëfillta për të ardhmen dhe prosperitetin e të gjithëve në rajon.
 
 


Data: 08.02.2010

Informacije

- Arhiva -