Pėrurohet Qendra e Regjistrimit Civil nė Deēan

 

 
Përurohet Qendra e Regjistrimit Civil në Deçan

 
          Rasim  Selmanaj , Kryetar i Komunës së Deçanit dhe  Blerim Cama përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës ,  të mërkurën kanë përuruar  Qendrën e Regjistrimit Civil , i cili nga fillim java ka filluar të punoi në objektin e Policisë Lokale në Deçan.
          Më rastin e përurimit , i pari i Komunës Selmanaj ka thënë se objekti i vjetër i Komunës ku punohej më herët nuk i plotësonte as kushtet minimale , ndaj që për hir të shërbimeve që i nevojiten qytetarëve nga buxheti i Komunës kemi ndarë  5.438 Euro , të cilat janë investuar në rregullimin e hapësirave të nevojshme në kët objekt sikurse edhe për nevojat e Shërbimit të Regjistrimit të Automjeteve dhe Patentë të Shoferëve që tani e tutje është vendosur në objektin e Administratës Komunale.  Selmanaj tutje pohoi se ky projekt është realizuar në marrëveshje më ministrin Pajaziti , ndërkohë ka thënë se kur është fjala për shërbim efikas për qytetaret nuk do të kursejmë paranë publike sepse ata meritojnë këtë.
 
 
Deçan 03.01.2010     



Data: 03.02.2010

Informations

- Archive -