Lumbardhi shėnon 20 - vjetorin e aksionit pėr pajtimin e gjaqeve

 

 

Lumbardh: Shënohet 20-vjetori i aksionit të pajtimit të gjaqeve

 
          Të martën në Lumbardhë është shënuar 20 vjetori i aksionit për pajtimin e gjaqeve që në atë kokë kishte bashkuar shqiptarët  për luftën që po vinte për lirinë e vendit.
          Për rëndësinë e këtij aksioni folën edhe shumë aktivistë të asaj kohe, duke vlerësuar lartë angazhimet e të gjithë atyre që i prinin atij, pavarësisht nga rrethanat e jashtëzakonshme dhe torturat që bëheshin nga pushtuesi. Lumbardhasit, në shenjë të respektit kanë ndarë mirënjohje për të gjallët dhe për ata që nuk janë më. Mirënjohje  post mortum i është ndarë Anton Çettes, Zekria  Canës, Kajtaz Rrecit, nënës Ajshe Gërvalla dhe Binak Aliçkaj. Ndërkohë, Rasim  Selmanaj, Kryetar i Komunës së Deçanit, pasi ka folur për rëndësinë e këtij prevjetori tha se “ këta përvjetor i kemi shënuar bashkë, por rrugët që sot na kanë sjellur në Lumbardh nuk janë të situatave të jashtëzakonshme, por rrugë lirie”. Selmanaj, tha se vlerat tona do të institucionalizohen, sepse tani kemi shtetin e pavarur të Kosovës, ndaj edhe ka premtuar se në Lumbardh, sikurse edhe tek vendi historik “Verrat e Llukës”, do të ndërtojmë komplekse memorialë, të cilat do të flasin për historinë tonë. Pllakën përkujtimore që në mënyrë simbolike ka shënuar këtë përvjetor e kanë zbuluar Kryetari i komunës  Rasim  Selmanaj, Don Lush Gjergji dhe Mark Krasniqi.
 
 
Deçan ; 02.02.2010  


Data: 03.02.2010

Informations

- Archive -