|
|
Pėrkujtohen Zahiri , Edmondi dhe Hakifi
Përkujtohet Zahiri, Edmondi dhe Hakifi
Me një akademi përkujtimore dhe nën patronatin e Komunës së Deçanit dhe të Junikut është shënuar 13-vjetori I rënjës së dëshmorëve të kombit,Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Paraprakisht janë bërë homozhe dhe janë vënë kurora lulesh prana lapidarit të Edmondit në Junik, kurse akademia përkujtimore e mbajtur në Deçan, kishte mbledhur qytetarë të shumët, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues institucionesh lokale dhe të vendit.
“Errësira e natës së 31 janarit të vitit 1997 ishte treguar e pabesë ndaj Zahirit, Edmondit dhe Hakifit. Rrugëtimi i tyre në atë kohë dhe atë natë, nuk ishte rastësi, ngase ata po shkonin në misionin e tyre atdhetar dhe dot nuk u dorëzuan nga prita duke bërë rezistencë, sepse ata kishin një betim dhe betimi i tyre ishte “Liria nuk fitohët pa gjak”, ka thënë Kryetari i Komunës Rasim Selmanaj. Ndërkaq, pasi ka përmendur përpjekjet për liri të gjitha gjeneratave, gjenerali Daut Haradinaj, ka vlerësuar se “tre dëshmorët ishin ideatorët dhe themeluesit e UÇK-së, të cilët nisën themelet e Lirisë”. Për veprën e tyre kanë folur edhe Agron Kuçi, Kryetar i Komunës së Junikut dhe Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL për Dukagjin, ndërsa pjesëmarrësit në emër të tri familjeve të dëshmorëve I ka falënderuar e motra e Edmondit,… Miradie Hoxha.
Deçan 31.01.2010 Data: 03.02.2010 |