|
|
Pozita Gjeografike
Pozita gjeografike e Deçanit Qyteti i Deçanit me rrethinë shtrihet në perëndim të Republikës së Kosovës, ka një sipërfaqe prej 372km2, me rreth 66000 banorë, diku rreth 200 banor për km2, ka konfiguracion të pasur e te larmishëm natyror, ku nga sipërfaqja e gjithëmbarshme prej 37174 ha kemi : tokë bujqësore 10801 ha / 29.3 % /, sipërfaqe pyjore 19163 ha / 51.4 % /, dhe 7210 ha kullosa / 19.3 % /. Reliefi – është ,me peizazhe atraktive, me shtrirje mbidetare prej 500 m , ku shtrihet qendra e Deçanit deri në 2.656 m me majën e Gjeravicës. Në shtrirjen gjeografike të Deçanit mbizotëron klimë e butë me ndikim mesdhetar. Në viset malore dhe kodrinore ekziston klimë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme turistike si të atyre verore gjithashtu edhe të atyre dimërore. Elementët kryesore klimatike të Bjeshkëve të Nemuna që i përkasin komunës së Deçanit, kanë këto vlera si : diellosja, lartësia mbidetare e kompleksit të këtyre bjeshkëve, temperatura, reshjet atmosferike, ujërat në sasi të mjaftueshme, e sidomos shtrirja e lumenjve të Deçanit, Lloçanit si dhe Ereniku .
Fauna e Bjeshkëve të Nemuna, pjesë e të cilës është edhe territori i Deçanit paraqet një rezervat të pasur me lloje të ndryshme të kafshëve të egra të cilat jetojnë në pyje të dendura si: ariu (Ursus arctos), ujku (Canis sp.), dhelpra (Vulpes sp.), lepuri (Lepurus sp.), vjedulla, derri i egër (Sus sp), rrëqebulli (Lynx sp.), kaprolli (Capreolus sp.), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), ketri (Sciurus vulgaris) etj., si dhe një llojllojshmëri shumë e madhe e shpezëve që ndërtojnë fole të përhershme ose sezonale. Në bazë të hulumtimeve të gjertanishme mund të konstatojmë së ekzistojnë rreth 8 lloje të peshqve, 10 lloje rrëshqitësish, 148 lloje shpendësh, 36 lloje gjitarësh dhe 129 lloje fluturash.
|
Informacionet
Komuna e Deēanit |