|
|
PėrshkrimiTË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR QYTETIN E DEÇANIT Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës, që gjendet buzë Bjeshkëve të Nemuna, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 372 km², me numër të popullsisë mbi 66000 banorë, dendësia e popullsisë është diku rreth 200 banorë në 1km².
Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet me Pejën , në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën , në jug dhe jug - lindje, gjendet Shqipëria , dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. Karakteristikë e pozitës së Deçanit është se shtrihet në skajin veri - perëndimor të rrafshit te Dukagjinit, është e vendosur në tercën neogjene aluviale me lartësi mbidetare prej 550 metra deri në 2.656 m. Morfologjia e ndryshueshme e reliefit bënë komponentin themelor të fizionomisë së peizazhit.
Karakteristikat klimatike : Deçani ka klimë kontinentale me ndikim të klimës mediterane. Gjatë vitit në Deçan ka rreth 1.975 orë me diell. Viset e ulëta të Deçanit karakterizohen me temperatura relativisht të larta me vlerë mesatare vjetore më tepër se 11°C, me muajt më të nxehtë gushtin dhe korrikun 21,7°C dhe 21,68°C dhe me muajin më të ftohtë janarin - 0,5°C.
Lagështia mesatare e ajrit gjatë vitit është 70,2% në të cilin rast rritja është dukshëm më e madhe prej vere kah dimri për 17,5% se sa zvogëlimi prej dimri në drejtim të verës.
Në këtë rajon vranësirat mesatare vjetore janë 58% gjatë së cilës frekuenca e ditëve të kthjellëta është 60,5 (16,6%) në vit, ndërsa e ditëve të vrerta 119,3 ditë (32,6%) Zgjatja mesatare vjetore e zënies së diellit për shkak të ndikimeve orografike është më e vogël se sa mesatarja për Kosovë dhe është 1.972 orë, nga e cila në Korrik 293,6 orë ose 72,1% diell në vit.
Sasitë e të reshurave në këtë rajon janë ndër më të mëdhatë në Republikën e Kosovës. Në viset e ulëta është 724,6 lit/m², në viset malore të Bjeshkëve të Nemuna sasitë mesatare të të reshurave arrijnë më tepër se 1.300 lit/m².
|
Informacionet
Komuna e Deēanit |