Turizmi

Kliko mbi foto për shkarkim të katalogut :

' Turizmi  -  Perspektiva e Deçanit ' 

Kliko për shkarkim të katalogut :  ' Turizmi - Perspektiva e Deçanit ' 

Turizmi  -  Perspektiva e Deçanit  

            Rajoni turistik i Bjeshkëve të Nemuna përfshin malet më të larta në Republikën e Kosovës /Gjeravica me 2656 m lartësi/, është rajoni më unikat për zhvillimin e turizmit . Qëndrueshmëri e borës është prej 6 deri 8 muaj, deri në 3 m.
Bjeshkët e Nemuna kanë kapacitetet më të mëdha për skijim në vendin tonë dhe në regjion. Sipas vlerësimeve të gjertanishme rezulton se në këtë rajon turistik ekzistojnë mundësit për ngritjen e qendrave turistike dimërore- sportive ku mund të skijojnë me mijëra skiatorë përnjëherë.
Terrenet e përshtatshme ofrojnë mundësi për ngritjen e shtigjeve të skijmit sipas standardeve ndërkombëtare.
Gjatë dimrit në këto bjeshkë ka sasi të mjaftueshme të borës, dhe mund të themi se në lartësinë prej 1200m deri në 2000m, trashësia e borës arrin 1 deri në 2m, e në lartësinë mbi 2000m arrin edhe mbi 2 m.
Kushtet natyrore siç janë: konfiguracioni, denivelimi i terenit për shtigje të skijimit, trashësia dhe kualiteti I borës, kohëzgjatjes së saj etj. e bëjnë të mundur që në shumë lokalitete të Alpeve Shqiptare të ndërtohen qendrat dimërore-sportive siç është p.sh. Bjeshka e Belegut, dhe bjeshkët e tjera të ngjajshme me këtë bjashkë. 
Përparësi tjetër është edhe gjatësia e shtigjeve të skijimit. Terrenet e skijimit sipas studimeve te gjertanishme ofrojnë kushte shumë të mira komfor standardeve ndërkombëtare. Bjeshka e Belegut është e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjer për mundësit që i ka për turizmin dimëror - sportiv.

Informations

- Archive -