Fjala hyrėse
Mirëserdhët
Me qëllim që qytetarit ti ofrohen sa më shumë informata, në këtë web faqe do të gjeni dokumente dhe informacione të ndryshme për punën e Asamblesë të Komunës dhe organeve të saj. Në web faqen zyrtare të Komunës së Deçanit mund t’i gjeni të dhënat e përgjithshme për Komunën tonë.
Duke hyrë nëpër menytë e caktuara, ju mund të njiheni më mirë me historikun, profilin dhe të dhëna tjera të rëndësishme për Komunën , popullsinë, organizimin, strukturën dhe funksionet e organeve të pushtetit lokal.
Po ashtu përmes kësaj web faqeje do të njiheni shpejtë dhe me kohë për ngjarjet e rëndësishme , pastaj për procedurat dhe dokumentacioni që nevojitet për azhurimin e kërkesave të ndryshme të qytetarëve , e shumë shërbime tjera në domenin e Komunës sonë .
Duke Ju dëshiruar suksese , mbesim me shpresë për mirëkuptim dhe bashkëpunim të sinqertë !