Fjala e Kryetarit

 
 
Rasim SELMANAJMe hapjen e web faqes të Komunës është bërë edhe një hap përpara në komunikimin elektronik , komunikim ky që në të ardhmen të jetë urë lidhëse e bashkëpunimit ndërmjet Qytetarit dhe Shërbyesit Civil në Administratën e Komunës .  
Përmes kësaj web faqeje ose thënë ndryshe përmes kësaj ‘ dritareje elektronike ‘ Qytetarë të nderuar , keni mundësinë e komunikimit elektronik me stafin udhëheqës të Komunës , pastaj do të informoheni me kohë për aktivitetet në lëmit e ndryshme në Komunën tonë si në : arsim , kulturë , teknologji informative , ekonomi , aktivitete të ndryshme sportive , etj.
Gjithashtu përmes web faqes të Komunës do të mundohemi që me mundësitë tona profesionale e teknologjike gjithherë dhe në çdo kohë të jemi në shërbim të Qytetarit , që sa më lehtë dhe për një kohë sa më optimale të pajiset me dokumentet ose formularët e ndryshëm nga Administrata e Komunës .
Qytetarë të nderuar , duke Ju dëshiruar shfletim të këndshëm të kësaj web faqeje , mbesim me shpresë për mirëkuptim !
 
                           Sinqerisht !
                    zt. Rasim SELMANAJ   -   Kryetari i Komunës   

 


    Komuna e Deēanit